Ish kryeministri Sali Berisha ka folur në takimin me demokratët në lidhje me shpalljen non grata nga Britania e Madhe.
Ai u shpreh se ka në dorë dosjen që tregon korrupsionin e qeverisë për të arritur këtë vendim ndërsa shtoi se ai është marrë pa asnjë bazë.
Berisha deklaroi se është jetike ndërhyrja e çdo qytetari në vend për të shpëtuar Shqipërinë, që të dalë nga kjo situatë.
“Kam dosjen si një qeveri korrupton një ambasador të një vendi të mrekullueshëm. Me mashtrime në çdo faqe që ka shkruar. E njëjta gjë është se si korrupsioni i kësaj qeverie me korrupsionin e Soros, korruptojnë një ambasadore për të marrë një vendim pa asnjë fakt, pa asnjë provë, pa asnjë bazë.
Me qëllimin e vetëm për të dëmtuar opozitën dhe për të ndihmuar qeverinë më të korruptuar për shkak të aftësive korruptive të kësaj qeverie. Kjo do të thotë që kjo është dëshmon se sa agresive është kjo qeveri dhe sa korruptive është kjo qeveri. Arrin të krijojë ombrellë me korrupsion ndërkombëtar.
Kjo dëshmon se në çfarë situate është ky vend. Sa jetike është ndërhyrja e çdo shqiptari për të shpëtuar këtë vend. Jam i bindur se kjo do të ndodhë. Shqipëria do të dalë një vend me ligjin dhe moralin e qytetarëve të saj”, tha Berisha.