‘’Non grata e Berishës, u lobua nga Rama’’, Luan Baçi: Basha i pa aftë edhe dashakeqas, dëmtoi PD

min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi në në emisionin ‘Kjo javë’ në News 24 komentoi lidhur me vendimin e gjykatës për vulën e Partisë Demokratike.

Baçi tha se Basha jo vetëm është i paaftë, por edhe dashakeqas, sepse përpara se Gjykata të jepte vendimin lidhur me vulën e PD, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se do të respektonin vendimin cilido që të ishte ai.

Ndërsa ditën që Gjykata vendosi për vulën, reagimi i Bashës dhe grupimit të tij ndryshoi tërësisht, pra ka treguar dashakeqësi për PD, u shpreh Baçi.

Më tej ai shtoi se ‘Non grata’ e Berishës është një lobim i Ramës dhe kjo sipas Baçit u faktua edhe në vijim pas të gjitha skandaleve dhe ngjarjeve që ndodhën.

Ndërkohë sa i përket kreut të PD, Baçi u shpreh se nuk duhej të nxitonin për të zgjedhur dikë tjetër, pasi është Berisha.

Pjesë nga fjala e Baçit:

Deri më tani pra para vendimit të Gjykatës për PD, ja kisha lënë fajin paaftësisë, por me lëvizjet e fundit e shoh edhe dashakeqas Bashën.

Pa u shpallur vendimi, Basha dhe grupimi i tij shpreheshin se duhet ta respektojmë vendimin e Gjykatës, cilido qoftë ai.

Por në momentin që Gjykata foli, Basha reagoi ndryshe edhe grupimi i tij ndryshoi qëndrim.

Por të nesërmen punëdhënësi u dha urdhër, pra Rama.

Ramës nuk i inetreson që PD të jetë kështu, sepse në 14 maj Rama e pa se ça  i ndodhi, shumë demokratë nuk votuan fare sepse bojkotuan për faktin që PD ishte e ndarë në dy grupe.

Berisha i vlerëson marrdhëniet me Amerikën, e kemi aleat strategjik.

Berisha e kundërshtoi këtë ‘Non grata’ se s’kishte fakte, qytetarët i qëndruan në krah Berishës, sepse u kuptua që ishte një lobim i Ramës.

Demokratët e kanë zgjedhur si lider të PD, Berishën.

Story i mëparshëm

“Nisja e një luftë të re?”/ Kraki ‘shpërthen’ keq ndaj BE-së, kërkon revoltimin e këtyre shteteve – shkak ky vendim!

Story i radhës

Shpërthim i fuqishëm, tetë ushtarë izraelitë vriten në Gaza

Të fundit nga