nomagas nenshkroi marreveshjen per ndertimin e interkonektuesit me greqine nje hap kyc drejt sigurise energjetike dhe lidhjes rajonale 681ba833e322f

Nomagas nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e interkonektuesit me Greqinë – një hap kyç drejt sigurisë energjetike dhe lidhjes rajonale

May 7, 2025
min lexim

Shkup, 7 maj – Operatori kombëtar i sistemit të përçimit të gazit natyror, “NOMAGAS” dhe kompania Rapid Bild nga Kumanova e nënshkruan sot marrëveshjen për ndërtimin e interkonektuesit gazsjellës me Greqinë në Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë nis zyrtarisht zbatimi i një prej projekteve më të rëndësishme energjetike në historinë më të re të vendit.

Kjo marrëveshje e siguron diversifikimin dhe qasjen në burime të shumta të gazit natyror, siguron zhvillimin ekonomik, promovimin dhe mbrojtjen e mjedisit, kontribuon në sigurinë e furnizimit me energji, si dhe transitin e një prej burimeve energjetike dhe kapitalit më të rëndësishëm për të ardhmen – energjinë.

“Kjo ditë është veçanërisht e rëndësishme për ne, sepse si menaxhment i ri arritëm t’i përfundojmë të gjitha procedurat për më pak se 9 muaj. Në të njëjtën kohë, jam shumë krenar që jam pjesë e menaxhmentit aktual të operatorit maqedonas të sistemit të përçimit të gazit natyror, i cili po fillon zbatimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm”, deklaroi drejtori i “NOMAGAS”, z. Muhammet Elmazi.

“Përkatësisht, nënshkrimi i kontratës me një kompani vendore paraqet edhe konfirmim të kapacitetit dhe ofertës në tregun vendor, përmes dispozitave për cilësi, kompetencë dhe veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e kushteve bashkëkohore ekonomike – shpagueshmërinë financiare”, shtoi ai.

“E nënshkruam këtë Marrëveshje ndërtimi sot në prani të partnerit tonë në anën tjetër të kufirit – operatorin grek të sistemit të përçimit të gazit natyror “DESFA”, me të cilin do ta ndërtojmë së bashku këtë kapacitet strategjik energjetik. Së bashku me “DESFA”-n i zhvillojmë mundëstë për bashkëpunim afatgjatë, para së gjithash ndërmjet dy kompanive, por edhe ndërmjet dy vendeve, në kuadër të të cilave Republika e Maqedonisë së Veriut do ta përforcojë të ardhmen e saj energjetike, do ta mbështesë zhvillimin e të gjithë rajonit dhe me zbatimin e korridorit të planifikuar energjetik do të japë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin energjetik të Evropës”, theksoi Elmazi.

Pothuajse tre dekada pas futjes së gazit natyror në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me këtë marrëveshje, “NOMAGAS” po pozicionohet si një nga operatorët më të mëdhenj të sistemit energjetik në vend – faktor kyç për zhvillimin dhe sigurinë e saj energjetike.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

taravari edhe pa ne kjo qeveri eshte shume stabile do te kete edhe levizje te deputeteve 681ba8302c201
Story i mëparshëm

Taravari: Edhe pa ne kjo qeveri është shumë stabile, do të ketë edhe lëvizje të deputetëve

me 11 maj te votojme per te ardhmen balluku nga fieri te korrim me autokombajne punen e ketyre viteve 681bad93bd3c1
Story i radhës

“Më 11 maj të votojmë për të ardhmen”, Balluku nga Fieri: Të korrim me autokombajnë, punën e këtyre viteve

Të fundit nga

ShkoLartë