Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe kryetari i grupit parlamentar, Gazment Bardhi zhvilluan këtë të martë, takime me qytetarë të kryeqytetit, në zonën e Pazarit të Ri.
Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët dhe bizneset e zonës, Noka dhe Bardhi janë njohur me shqetësimet dhe problematikat e shumta që ata hasen gjatë përditshmërisë së tyre apo në ushtrimin e biznesit në kryeqytet.
Teksa shpërndanin fletushka nën moton, “Të bashkuar në betejë”, sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe kryetari i grupit parlamentar, iu bënë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestën e thirrur nga opozita, e cila do të zhvillohet më datë 11 korrik, ora 20:00, për të ngritur zërin dhe për të kërkuar të drejtat e tyre.