Rap-artisti i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka bërë së fundmi një njoftim për fansat.
Në një postim të shpërndarë në Instagram – aty ku ndiqet nga afro dy milionë njerëz – ka bërë të ditur se po shkëputet për pak kohë nga rrjetet sociale.
Kjo për faktin se është duke punuar në albumin e ri të quajtur “Alpha”, siç edhe organizoi koncertin në muajin gusht në Tiranë.
“Më duhet të rri një javë pa rrjete sociale për të mbaruar albumin Alpha”, ka thënë ai.
Megjithatë, nuk ka treguar se për sa kohë është duke u larguar apo kur do të kthehet.
I njëjti ka qenë tejet i zëshëm këtë periudhë, një nga artistët më të përfolur për shkak të evenimentit që organizoi më 14 gusht.
Rigels Rajku (emri i vërtetë) mes tjerash solli edhe disa projekte të suksesshme nga ku edhe mblodhi miliona klikime.