Noizy i kërkon Luana Vjollcës ta heq foton e tij nga emisioni i saj: Nuk të plas by*** ty, a rrahën…

December 19, 2022
1 minut lexim

Javë më parë moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca u rikthye në ekranet televizive me një emision të ri.

Ndonëse rikthimi u bë pas një pauze të gjatë emisionin i ri ka konceptin e ngjashëm me atë të vjetrin dhe në fokus janë të famshmit që bëhen pjesë e disa lojërave argëtuese.

Në njërën prej tyre një i ftuar vihet përball disa fotografive të emrave të njohur të estradës për të cilët duhet të jap një koment.

Një prej artistëve fotografia e të cilët është çdo herë pjesë e lojës është ajo e reperit Noziy.

Jo rrallë herë reper të tjerë kanë shfrytëzuar këtë lojë për të hedhur kunja dhe ‘diss’-e për Noizy e një gjë e tillë duket se po i pengon atij.

Reperi shqiptar përmes një psotimi në llogarinë e tij në Instagram ka bërë një kërkesë pikërisht për Luana Vjollcën.

Ai ka kërkuar që fotografia e tij të hiqet duke thënë se përmes kësaj ajo kërkon vetëm sherre dhe se e rëndësishme është që ajo të bëjë famë në TikTok.

O Luana Vjollca më fal për shprehjen po më keni ça trapin me këto krahasimet, ma hiq foton nga aty se ngelen duke më vra, këtë mund ta thoja dhe privat po ajd mo.. Pytjet i bëni shumë të neveritshme doni vetëm sherre me ndodh, se çfarë ndodh me reperët më vone nuk të plas by*** ty, a rrahën, a vriten, a shahen, ty të intereson emisioni të bëjë famë në TikTok. Hiqe foton time nga aty se nuk jam në garë me këlysha”, ka shkruar Noziy.

Theksojmë që ky reagim i Noizy vjen edhe si shkak të ftuarve të fundit në emision që ishin reperët MatoLale dhe Marini, të cilët nuk i kursyen thumbat për Noizyn.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Këshilli gjyqësor mban seancë urgjente, do të debatojë për vendimin e Apelit për rastin “Target Fortesa”

Story i radhës

Seanca të Komisionit për Mbrojtje dhe Këshillit Buxhetor të Kuvendit

Të fundit nga

ShkoLartë