nobelisti paul krugman vjen ne forumin ekonomik dhe financiar te shkupit seff 628641e72d281

Nobelisti Paul Krugman vjen në Forumin ekonomik dhe financiar të Shkupit (SEFF)

May 19, 2022
min lexim

Profesori, ekonomisti dhe autori i shquar amerikan Paul Krugman, laureati i çmimit Nobel, vjen në Shkup. Krugman do të flasë në hapjen e konferencës së sivjetme të Forumit Ekonomik të Shkupit (SEFF), platformë për dialog për çështje ekonomike dhe financiare, e iniciuar vitin e kaluar nga Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Krugman mori çmimin Nobel për ekonomi në vitin 2008 për hulumtimin që ripërcakton teoritë ekzistuese të tregtisë ndërkombëtare dhe gjeografisë ekonomike, dhe riorienton hulumtimet e mëtejshme për këto tema. Duke demonstruar efektet e ekonomive të shkallës në modelet tregtare dhe vendndodhjen e aktivitetit ekonomik, ai vendos një model të ri për tregtinë ndërkombëtare.

Paul Krugman është përfaqësues i shkollës neokejnesiane dhe konsiderohet si një nga ekonomistët më me ndikim të kohës së sotshme. Përveç ripërcaktimit të teorisë së tregtisë ndërkombëtare, ai njihet edhe si themeluesi ose bashkëthemeluesi i disa disciplinave të reja në ekonominë ndërkombëtare – nga teoria e tregtisë së re (NTT) dhe gjeografia e re ekonomike (NEG) deri te modelet e krizave financiare dhe lëvizjet e kursit të këmbimit.

Në karrierën e tij, ai ka dhënë mësim në universitete prestigjioze si Yale, Massachusetts Institute of Technology (MIT), Princeton, Stanford dhe London School of Economics. Që nga viti 2015, ai është profesor i shquar i ekonomisë në Qendrën për Studime Pasuniversitare në Universitetin e Nju Jorkut (CUNY) dhe studiues në Qendrën Stone për pabarazinë socio-ekonomike. Ai është gjithashtu i frytshëm si autor, me një listë të gjatë botimesh, nga librat më të shitur ekonomik dhe politik tek publiku i gjerë e deri te librat shkollor dhe punimet akademike mbi makroekonominë, lëvizjen e kursit devizor, zhvillimin ndërkombëtar, tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike. Ai është autor ose redaktor i 27 librave dhe më shumë se 200 punimeve akademike të botuara në revista profesionale. Është veçanërisht e njohur kolumna e tij që botohet në “New York Times”.

Konferenca e sivjetshme, e dytë e SEFF do të mbahet më 30 dhe 31 maj viti 2022, në hotelin “Aleksandar Pallas” në Shkup. Tema “Rritje e qëndrueshme në kohë pasigurie dhe përtej” është ndarë në katër shtylla:

• Sfidat makroekonomike në këto kohë turbulente

• Rezistenca, konkurrenca dhe bashkëpunimi rajonal

• Energjia, tranzicioni i gjelbër dhe infrastruktura

• Pas krizës: nxitësit e rritjes së qëndrueshme

Përveç Krugman-it, në mesin e pjesëmarrësve të konfirmuar janë edhe shumë ekonomistë të tjerë të shquar, përfaqësues të lartë të institucioneve financiare ndërkombëtare, ministra të financave, guvernatorë… të cilët do të shpjegojnë pikëpamjet e tyre dhe do të debatojnë në një nga tetë panelet e # SEFF2022.
Paul Krugman

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

institucionet e trashegimise kulturore te republikes se shqiperise hapin dyert per studentet e universitetit te tetoves 628640bce3a08
Story i mëparshëm

Institucionet e trashëgimisë kulturore të Republikës së Shqipërisë hapin dyert për studentët e Universitetit të Tetovës

covid 19 ne kosove asnje humbje jete dhe 12 raste te reja ne 24 ore 6286429d625c3
Story i radhës

Covid-19 në Kosovë: Asnjë humbje jete dhe 12 raste të reja në 24 orë

Të fundit nga

ShkoLartë