Nobelisti Krugman: Rritje e investimeve europiane në RMV, pas përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor

min lexim

Nëse dëshironi fabrika Europiane të vijnë dhe të hapin degë të tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe me këtë të nisin të prodhojnë këtu, gjëja e parë dhe më e rëndësishme është sigurimi i infrastrukturës së mirë rrugore dhe me këtë transportit të sigurte dhe të shpejtë. Kështu është shprehur profesori universitar, ekonomisti dhe autori i njohur amerikan Paul Krugman, laureati i çmimit Nobel, gjatë fjalës së tij në hapjen e konferencës së sivjetme të Forumit Ekonomik të Shkupit (SEFF), platformë për dialog për çështje ekonomike dhe financiare, e iniciuar nga Ministria e Financave.

“Ajo që duhet bërë tani dhe besoj se kjo çështje po adresohet është që të siguroheni se nëse dëshironi diçka, për shembull fabrika nga Holanda, Gjermania, nëse dëshironi që ato të prodhojnë këtu, gjëja më e rëndësishme është infrastruktura e mirë e transportit”, ka deklaruar Paul Krugman, profesor amerikan, fitues i çmimit Nobel për Ekonomi.

Kujtojmë se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D do të sigurojë lidhje të shkëlqyer rajonale, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Europian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për vendin dhe jo vetëm.

Ditë më parë zëvendëskryeministri i parë Grubi ka kryesuar me Komitetin për negocim, nënshkrim të marrëveshjes dhe ndërtim të Korridorit 8 dhe 10D bashkë me anëtarët e tij ku edhe njëherë është konstatuar se me këtë vendim të qeverisë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Europian.

Story i mëparshëm

Ligji për lojrat e fatit, Ademi: VMRO-ja dhe satelitët e saj bllokojnë ligjin

Story i radhës

​UEFA s’do t’i numërojë medaljet e Ligës së Kampionëve për dy lojtarë të Real Madridit

Të fundit nga