Ylli i Leipzig Christopher Nkunku duket se shumë shpejtë do të vesh fanellën e klubit të madh anglez, Chelsea.
Nkunku sipas mediave britanike, ka arritur marrëveshje me personale me ‘Blutë’ e Londrës.
Marrëveshja mes dy palëve thuhet se përmban klauzolë blerjeje prej 60 milionë euro dhe ka pasur pretendime se Bayern Munich do të sfidojë Chelsean për Nkunku.
Megjithatë, “BILD” shkruan se klauzola është në dispozicion vetëm për klubet e huaja, kështu Bayern Munich është në disavantazh të madh për të transferuar ylli e Leipzig.