“Njohja përfundimtare për Kosovën do të vijë më herët sesa vonë”, Rama: Sot marrëdhëniet me produktive se kurrë

November 27, 2022
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot shqiptarët janë më mirë se kurrë në marrëdhënie me njëri tjetrin dhe me të huajt.

Ai u shpreh se marrëdhëniet mes dy palëve nuk janë vetëm të mira por edhe produktive edhe në aspektin ekonomik dhe të projekteve të përbashkëta.

Po ashtu theksoi se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë më herët sesa vonë.

“I takon institucioneve tona që të gjejnë një qasje të mirëmenduar për t’i hapur rrugë vendosjes aty ku duhet në libra e hapësira të përbashkëta, atyre 40 burrave pa të cilëve nuk dihet sesi do të vazhdonte bashkëjetesa jonë. Duke e kthyer fletën tek e sotmja më lejoni të ndaj me ju bindjen se shqiptarët nuk kanë qenë kurrë me mirë në raport me të huajt, por edhe sot nuk mendoj se janë më mirë në raport me vetëveten. Le t’i kthehemi me syrin e mendjes jo vetëm pamjes së sotme të Kosovës të krahasuar me vite më parë…Besoj se njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë. Nga ana tjetër, akoma më e prekshme është pamja në RMV.

Shumë më vonë pas lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, Maqedonia e Veriut ishte vendi ku gjuha shqipe shihej si gjuha e një pale të padëshirueshme…Nuk besoj se kanë qenë të shumtë ata që e kanë paraparë që mund të vinte dita që Mali i Zi të kishte një kryeministër shqiptar siç e ka sot. Marrëdhëniet mes Shqipërisë e Kosovës sot nuk janë më të shkëlqyera sepse jemi vende të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive, më shumë se kurrë ndonjëherë tjetër. Këtë e tregojnë faktet e prodhuara nga vullneti dhe arritja e aftësisë për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimin në interes reciprok…,” tha Rama ndër të tjera.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

SHGM kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani

Story i radhës

Pas katër ditëve, rifillon furnizimi me energji elektrike në Kiev

Të fundit nga

Përshtypjet e para, rëndësia në çift

E dimë që përshtypjet e para mund të na mashtrojnë, por a është kështu gjithmonë? Sa mund të mbështetemi në intuitën tonë apo duhet ta njohim plotësisht një person përpara se të

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë