njohja kenia e quan pacollin te deleguar special te presidentes osmani 67e457fb7e7b9

Njohja, Kenia e quan Pacollin të deleguar special të presidentes Osmani

March 26, 2025
1 minut lexim

Ministria e Jashtme e Kenisë ka konfirmuar njohjen e Kosovës shtet të pavarur dhe se sot në takim në Najrobi me këtë rast është pritur në takim Begjet Pacolli – i deleguari special i presidentes së Kosovës Vjosa Osmani.

Kenia e ka njohur Kosovën në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial dhe në avancimin e forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit, duke përkujtuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës mori miratimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, thuhet në një postim në rrjetin X.

Në këtë drejtim, presidenti William Ruto sot u takua me të deleguarin special të presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, Behgjet Pacolli në Shtëpinë e Shtetit në Najrobi, përfundon njoftimi.

Presidentja Osmani gjatë reagimit sot gjatë ditës ka mirëpritur vendimin e Republikës së Kenias për ta njohur Kosovën shtet dhe ka thënë se një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.

“Falënderim të veçantë për angazhimin e vazhdueshëm të ish-Presidentit dhe ish-ministrit të punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli”, ka shkruar Osmani, pa e përmendur Begjet Pacollin se në Najrobi ka qenë në rolin e emisarit të saj special sikurse shkruan Ministria e Jashtme e Kenias.

Kenia është shteti i 118-të që njeh pavarësinë e Kosovës, pesë vjet pasi vendi i fundit që e bëri një gjë të tillë ishte Izraeli.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

semuren kandidatet e partive te vogla japin doreheqjen 7 prej tyre 67e44e97717f0
Story i mëparshëm

“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla, japin dorëheqjen 7 prej tyre

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë