​Njofton Federata e Anglisë: Me Rusinë nuk luajmë futboll për një kohë të pacaktuar

February 28, 2022
1 minut lexim

Anglia nuk do të luajë me Rusinë në asnjë ndeshje futbolli ndërkombëtar për një kohë të pacaktuar.

Organi drejtues i futbollit anglez, Federata e Futbollit (FA), njoftoi të dielën se Anglia nuk do të luajë asnjë ndeshje kundër Rusisë dhe kjo do të vlejë për një afat të pacaktuar, ka bërë të ditur federata e këtij vendi.

“Nga solidariteti me Ukrainën dhe për të dënuar me gjithë zemër mizoritë që po kryhen nga udhëheqja ruse, FA mund të konfirmojë se ne nuk do të luajmë kundër Rusisë në asnjë ndeshje ndërkombëtare. Kjo përfshin çdo ndeshje të mundshme në çdo nivel të të rriturve, grupmoshave të reja apo atyre të para futbollit”, tha FA në një deklaratë të lëshuar të dielën.

Kështu, Anglia tani i bashkohet Republikës Çeke, Polonisë dhe Suedisë në refuzimin për të luajtur në ndonjë ndeshje të mundshme futbolli kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Green Day anulon performancën në Rusi për shkak të pushtimit në Ukrainë

Story i radhës

Shqiptari rrëfen si u largua nga Ukraina: Gruaja mbeti në kufi

Të fundit nga

ShkoLartë