Njoftojnë divorcin me 6 futbollistë!
Skuadra Shkupit, kampionia e freskët e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut, ka nisur spastrimet në prag të përvojës europiane (Champions League). Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Shkupi ka zyrtarizuar largimin e gjashtë futbollistëve me marrëveshje të dyanshme.
Konstantin Cheshmedjiev, Ardit Iljazi, Fatih Ismaili, Aleksandar Gjurkovski, Marko Gjorgjievski dhe Abdul Rwatubyaye duhet të gjejnë një destinacion të ri për vijimin e karrierës futbollistike.
Klubi i Shkupit i falënderon futbollistët për kontributin e tyre, si dhe u uron shumë fat për sfidat e radhës.