Këngëtarja e njohur e shumë hiteve, Adele, lajmëroi korrikun e 2024 se do të bëntë një pauzë nga muzika.
Ajo i ka dhënë lamtumirën fansave të saj gjatë një koncerti të mbajtur në Las Vegas teksa shtoi se nuk e di se kur do të performojë sërish.
Adele filloi koncertet e saj të quajtura Weekends with Adele në nëntor të 2022 dhe dha shfaqjen e saj të 100 këtë të shtunë.
Këto koncerte shënojnë një sukses të madh për këngëtaren pasi ka pasur rreth 4000 fansa pjesëmarrës në to.
Videot e bëra virale në rrjetet sociale tregojnë Adele të përlotur teksa jep lamtumirën e saj.
“Ka qenë e mrekullueshme dhe do të më mungoj tmerrësisht. Nuk e di se kur dua të performoj sërish,” tha ajo.
Burimi: botasot.info