Njihuni me vesin e Barack Obamas, bashkëshortja e tij zbulon gjithçka…

March 17, 2025
1 minut lexim

Michelle Obama së fundmi ka vendosur të shpërndajë disa detaje rreth martësës së saj me Barack Obama, duke theksuar se martesa nuk është gjithmonë e lehtë dhe kërkon punë dhe pranimin e të metave të partnerit.

Në episodin e parë të podcast-it të saj dhe vëllait, Craig Robinson, “IMO”, Michelle zbuloi se çfarë e acaron më shumë te bashkëshorti i saj, ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Ajo tregoi se një nga gjërat që e shqetëson më shumë është vonesat e Barack, duke shtuar se ai ka pasur vështirësi me përpjekjet për të qenë i përpiktë.

“Barack duhej të përshtatej me atë që unë konsideroja të qenit i përpiktë” tha Michelle, duke bërë shaka se ai është “me kohën e ishullit”, duke iu referuar prejardhjes hauaiane të ish-presidentit.

Michelle dha një shembull konkret për vonesat e tij, duke treguar se ai shpesh vonohej duke shkuar në tualet pikërisht kur ishte koha për të dalë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Vuçiq tregon datën e zgjedhjeve nëse nuk formohet qeveria e re

Story i radhës

Ademi: Tragjedinë e Koçanit qeveria po e kthen në akuza etnike ndaj shqiptarëve të BDI-së

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë