Njihuni me tre motrat që kanë të njëjtin pasion, rrëfejnë si u kritikuan nga prindërit

February 17, 2022
1 minut lexim

Motrat nga Belshi, Elsa dhe Natasha janë binjake ndërsa Fatma është më e vogla e familjes. Vajzat ndajnë të njëjtin pasion, atë për pikturën. Binjaket e ndoqën ëndrrën e tyre për pikturën por dhe Fatma ndoqi rrugën e tyre. Edhe vëllai i tyre ka të njëjtin talent.

Motrave ju ndodhte shpesh të kritikoheshin nga prindërit sepse mendonin se si kushtonin kohë shkollës por kjo gjë nuk i ndaloi që ato të ndiqnin ëndrrën e tyre sepse tani ata janë mbështetja e tyre më e madhe.

Ato janë shumë të lidhura me njëra tjetrën pasi edhe kur pikturojnë ndodhen në të njëjtin ambient sepse kështu ato motivojnë njëra tjetrën. Motrat motivohen nga gjithçka dhe nga momentet e mira  por edhe nga ato të këqijat.

Natasha na tregoi se atë e motivon natyra dhe në veçanti qyteti i lindjes Belshi. Ato janë shumë kritike më njëra tjetrën duke i marrë mendim njëra tjetrës për të pasur sa më shumë ide. Emri i tyre i artit është Trivet.

Ato na rrëfyen se vlerësohen shumë për punën e tyre. Ata merren dhe më alpinizëm. Kanë ngjitur një mal prej 2000 metrash dhe rruga e përshkruar i ka inspiruar shumë për të pikturuar.

“Qiell në tokë” është ekspozita e tyre e parë . Ekspozita përfshinte kryesisht natyrën , piktura të cilat i kanë realizuar gjatë udhëtimeve të tyre. Ato zgjodhën Shkodrën për këtë ekspozitë sepse dëshironin ta bënin në një qytet jashtë Tiranës. Ato kanë plane për zhvillimin e një ekspozite të re në kryeqytet. Duke qenë se janë dashamirëse të natyrës janë bashkuar ne kauzën për mbrojtjen e mjedisit.

Ngjyra që shpreh më shumë botëkuptimin e Fatmës është ngjyra e zezë ndërsa Elsaka një botë me shumë ngjyra.  

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shqiptarja ndezi mediat turke, ja çfarë shkruajnë

Story i radhës

Peci prezanton mundësitë për investime në bujqësi në panairin “Expo Dubai”

Të fundit nga

Mickoski: Na duhet administratë e depolitizuar!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron reforma në administratën publike, sipas tij ,vendit i nevojitet një administratë publike që do të jetë shembull efikasiteti, ku përveçse shërbimeve për qytetarët, do të jetë edhe partner në
ShkoLartë