Njihuni me shifrat më pikante të javës së parë të sezonit

min lexim

Kur kanë kaluar vetëm 90 minutat e para nga fillimi i kampionatit “Abissnet Superiore”, është ende herët për të identifikuar tendencat e këtij sezoni, veçanërisht për sa i përket skuadrave pjesëmarrëse. Mirëpo, në këtë moment mund të analizojmë se cilët janë lojtarët që ranë në sy në ditën e parë të këtij edicioni.

Taulant Seferi i Tiranës, para se të bashkohej me klubin ukrainas të Vorskla Poltava, u largua nga kampionati shqiptar si lojtari që gjuajti më shumë drejt portës në javën e parë, plot 6 herë. Së bashku me Kadriun e Erzenit (3), Seferi ishte lojtari që tentoi disa herë të gjuante nga jashtë zonës. Pas tij Hoti i Partizani, i cili ka provuar 5 herë të shënonte gol (si Lorenco Vila) dhe 3 herë ka gjetur kuadratin e portës. Shehi nga Vllaznia është lojtari që ka goditur më shumë me kokë.

Është lojtar i Vllaznisë ai që realizoi më shumë krosime gjatë 90 minutave të para: Gurishta 8 herë. Krosime dhanë edhe disa lojtarë të Partizanit: 6 herë Murataj, 5 herë Buxhelaj dhe Skuka si Huseini i Tiranës, ndërsa Hoxhaj i Vllaznisë është lojtari që ka bërë më shumë krosime të sakta, me 67% të tentativave që kanë mbërritur në destinacionin e duhur.

Tre lojtarët që realizuan më shumë pasime në 90 minutat e para ishin Juric (84) e Shehi (78) të Vllaznisë dhe Damçevski i Bylisit (72). Në këtë renditje ndjekin Najdovski dhe Aleksi nga Tirana. Për të konfirmuar këto të dhëna kemi edhe konfirmime nga renditja e ekipeve: Tirana (68%), Vllaznia (65%) dhe Bylisi (63%) ishin skuadrat që mbajtën topin më shumë në këto 90 minuta të para të sezonit.

Për fazën mbrojtëse, Rami i Kastriotit ishte lojtari që u përfshi në më shumë duele, 20 të tilla. Në këtë renditje të veçantë pas tij vijnë Ndreca (19) dhe Boshnjaku (17). Marcelino Preka i Bylisit ishte lojtari që fitoi më shumë duele ajrore (64%), i ndjekur nga Ujka i Laçit (56%) dhe Najdovski i Tiranës (50%).

Megjithatë, këto janë vetëm të dhëna provizore, sepse vetëm pas ditësh do të jetë e mundur të kemi një sasi të tillë të dhënash që të fillojmë të mendojmë se cilat janë tendencat dhe vlerat reale të sezonit të ri të Abissnet Superiore, shkruan në faqen e Federatës së Futbollit Shqiptar.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nagavci: ​Arsimi profesional është një nga prioritetet tona

Story i radhës

Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës në Ukrainë?

Të fundit nga