Moti nesër do të jetë i vranët dhe me erë në drejtim perëndimor. Gjatë pasdites, në pjesët veriore të vendit do të ketë reshje lokale të shiut.
Temperatura minimale do të jetë nga 2 deri 8 gradë celsius, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 14 gradë celsius.
Të martën priten reshje të borës që do të vinë për shkak të temperaturave të ulëta.
Po ashtu gjatë javës do të zvogëlohen temperaturat dhe do të fryjë erë në drejtim verior.