Ndërsa lufta midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon, të dy vendet takohen pothuajse çdo ditë për të provuar të arrijnë një marrëveshje dhe të dorëzojnë armët e tyre përfundimisht.
Që nga 14 marsi 2021, civilët e vrarë nga lufta në Ukrainë arrijnë në 636, nga të cilët 46 janë fëmijë sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). 1125 persona të tjerë janë plagosur , 62 prej tyre të mitur.
Rusia dhe Ukraina duan t’i japin fund luftës, raporton AS.
Kërkesat e Putinit për Ukrainën
1-Mos u anëtarësoni në NATO dhe merrni një pozicion neutral.
2-Rusishtja duhet të jetë gjuha e dytë zyrtare e Ukrainës, ligjet që e ndalojnë atë duhet të hiqen.
3-Njohja e Krimesë si territor rus.
4-Të njohë pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.
5-Çmilitarizimi i Ukrainës dhe braktisja e armëve që mund të jenë një kërcënim për Kremlinin.
6-Ndalimi i partive dhe organizatave ultra-nacionaliste në Ukrainë.