Njëvjetori i agresionit në Banjskë – nga sot deri më 26 shtator mbyllet manastiri

September 23, 2024
1 minut lexim

Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga sot deri më 26 shtator.

Kjo mbyllje e Manastirit të Banjkës vjen në kohën kur agresioni në Bansjkë më 24 shtator do të shënonte njëvjetorin.

Në njoftimin e dhënë nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit thuhet se arsyeja e mbylljes së manastirit për vizitorë në këtë periudhë është siguria dhe ruajtja e paqes.

“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.

Më 24 shtator të vitit të kaluar bëhen një vit prej agresionit në Banjskë, ku grupi kriminal dhe terrorist i udhëhequr prej kriminelit Millan Radoiçiq vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Ditë më parë Prokuroria Speciale në lidhje me agresionin në Banjskë ka ngritur aktakuzë për 45 persona, ku sipas aktakuzës, thuhet se qëllimi i këtij grupi kriminal ishte aneksimi i veriut.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Leigh-Anne Pinnock i lë shumë pak vend imagjinatës

Story i radhës

BDI: Manipulimi i zbuluar, shqiptarët nuk do të jenë vegla të skenarëve të të tjerëve!

Të fundit nga

Citate motivuese për kohët më të errëta

Leximi i citimeve motivuese gjatë kohëve më të vështira mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm. Këto janë momente kur gjykimi mjegullohet dhe frymëzimi zbehet, duke lënë vend për një ndjenjë shtypjeje. Pothuajse

Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua

12 Shkup, 29 nëntor – Numri i grave të vrara nga bashkëshortët apo familjarët e tyre në botë ishte 51,100 vitin e kaluar, njoftoi të hënën agjencia e Kombeve të Bashkuara për

Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Gresa, ka vazhduar përplasjet me Rovenën. Ajo e quajti atë si ‘e sëmurë nga xhelozia’ dhe shkak u bë interpretimi i një kënge në programin festiv
ShkoLartë