Njësiti i Helikopterëve të MPB-së ka shuar një vatër zjarri në zonën e Katllanovës

1 minut lexim

Gjatë ditës së sotme Njësiti i Helikopterëve të MPB-së ka marrë pjesë në shuarjen e një zjarri i cili u raportua sot rreth orës 14:30 në zonën e Katllanovës. Zjarri kishte përfshirë një pyll me shkurre e pemë në një zonë malore dhe për shkak të terrenit të vështirë, MPB-ja ka dërguar një helikopter të modelit Bell 412, me anë të të cilit janë hedhur mbi 20 tonë ujë duke vënë zjarrin nën kontroll të plotë dhe ka bërë të mundur shuarjen e tij.

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

Vuçiq: Nuk do t’i vendosim sanksione Rusisë përderisa unë e udhëheq Serbinë

Story i radhës

Presidenti Begaj takohet ‘kokë më kokë’ me Borrell në New York, zbardhen detajet nga biseda

Të fundit nga