Njësia e helikopterëve pranë Departamentit të Njësive të Aviacionit në MPB, pas përfundimit të shuarjes së zjarrit në Çashkë, në koordinim me Qendrën e Menaxhimit të Krizave, ka dërguar helikopterin Bel Air 412 në zonën e fshatit Osinçan në komunën e Studeniçanit rreth orës 14:00. Zjarri në këtët fshat kishte përfshirë një pyll të dendur me shkurre dhe bar të thatë. Për lokalizimin e tij ka marrë pjesë edhe Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri. Helikopteri Bell Air 412 i Njësisë së Helikopterëve ka hedhur mbi 15 tonë ujë, me ç’rast ka bërë lokalizimin me sukses të zjarrit dhe e ka fikur plotësisht.
Burimi: TV21