Derisa ofensiva e Rusisë në Ukrainë është duke ngecur, ushtria ukrainase thotë se njësitet ruse po tërhiqen nga veriu i Ukrainës për në Bjellorusi – një shtet ky aleat i Rusisë – në mënyrë që të plotësojnë personelin dhe furnizimet.
Duke shkruar në Facebook, shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës thotë se radhët ruse kishin nevojë për rotacion.
Shumë njësi kanë pësuar humbje të mëdha dhe kanë nevojë të madhe për ushqim, karburant dhe municione.
Një mjet i rëdë rus i shkatërruar.
Ushtarët e plagosur po evakuohen gjithashtu në Bjellorusi./REL