njesite speciale te policise se kosoves realizojne ushtrimin fushor reagimi 2025 680a9376aa76d

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor “REAGIMI 2025”

April 24, 2025
1 minut lexim

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka mbajtur ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”.

Ky ushtrim sipas PK-së i organizuar nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës dhe mbështetur nga departamentet tjera policore, kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte të ndryshme emergjente.

Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike e teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke përfshirë testimin e aftësive dhe koordinimin në kushte operacionale.

Gjatë ushtrimit, u testuan edhe komponentët kyç të reagimit, si: Ndërveprueshmëria dhe bashkëpunimi, Koordinimi, Komunikimi, Komanda dhe kontrolli

“Pjesëmarrësit në këtë ushtrim, nga të gjitha nivelet e strukturave, treguan një nivel të lartë profesionalizmi dhe disipline, ashtu siç pritet nga Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës. Kjo ka dëshmuar angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Kosovës në rritjen e gatishmërisë dhe përgatitjes për situata emergjente. Ky ushtrim u përcoll nga afër nga drejtori i Përgjithshëm kolonel Gazmend Hoxha me stafin e lartë menaxhues, si dhe përfaqësues nga institucione vendore e ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Në përfundim të ushtrimit, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka ndarë mirënjohje për pjesëmarrësit, duke vlerësuar përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtij aktiviteti.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tritan shehu ne gjirokaster sulmon termet pecin dhe mirela kumbaron e trajtuan qarkun si ciflig shkaterruan natyren 680a8a11bd300
Story i mëparshëm

Tritan Shehu në Gjirokastër sulmon Tërmet Peçin dhe Mirela Kumbaron: E trajtuan qarkun si çiflig, shkatërruan natyrën

kush do ta fitoje kepucen e arte 680a9733a4920
Story i radhës

Kush do ta fitojë “Këpucën e Artë”?

Të fundit nga

​Dita Botërore e Biodiversitetit

Dita Botërore e Biodiversitetit është shpallur nga Kombet e Bashkuara me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin. Për herë të parë kjo ditë,
ShkoLartë