1
Tetovë, 24 maj – Edhe pse punojnë punë të ndryshme, 18 të rinj janë bërë pjesë e ekipit të vullnetarëve të brigadës së zjarrfikësve në Tetovë. Ata kanë themeluar shoqatën e vullnetarëve ku gjatë kohës së lirë qëndrojnë në këtë njësi edhe mësojnë rreth shuarjes së zjarreve apo intervenimeve të ndryshme në raste të fatkeqësive natyrore.
“Jemi shumë të kënaqur që qyteti jonë do të ketë një njësi vullnetare dhe mendoj se edhe në Maqedoni do të jemi të parët, fillimisht do të operojmë në Pollog dhe jemi shumë të kënaqur jemi nismëtar të kësaj nisme”, tha Sead Bajrami.
Komandat i brigadës thotë se qëllimi është që në çdo vendbanim të ketë vullnetar dhe të jenë më afër në raste të intervenimit.
“Ne e pamë të udhës që organizojmë një shoqatë të tillë që do jetë një ndihmës shumë e madhe për zjarrfikësit e Tetovës dhe u bëjmë thirrje të rinjve që janë të interesuar për t’u kyçur në këtë organizatë që ta japin kontributin e vet dhe vendin e vet pasi që edhe ne japim gjithçka për vendin tonë aty ku duhet”, deklaroi Avni Ahmeti.
Kryetra i shoqatës së zjarrfikësve tregon se interesi është i lartë dhe se çdo ditë paraqiten vullnetarë të rinj. Ai shpreson që numri të rritet, sa të mund të mbulojnë çdo lagje e fshat me të paktën dy-tre vullnetarë.
“Zjarrfikësit vullnetar janë të punësuar edhe diku tjetër kemi mekanik vullnetar , kemi që punojnë në agresionet e sigurimeve kemi që punojnë me parket llazinat, me nxehje qendrore por janë të interesuar që të kyçen edhe në shoqatën e vullnetarëve”, u shpreh Abil Abdullai.
Njësia e zjarrfikësve e Tetovës mbulon një rajon në madh, komunën e Tetovës me fshatrat si dhe 5 komuna rurale përreth.
BURIMI: zhurnal.mk