Me kalimin e viteve, Kim Kardashian është bërë fytyra e njeriut që ‘vuan’ për hir të modës. Ajo mund të kalojë orë të tëra pa përdorur tualetin sepse është veshur me shirita “Balenciaga” ose mund të humbasë 7 kilogramë për 3 javë për të veshur një fustan historikisht domethënës që nuk mund të ndryshohet, atë të Marilyn Monroe. Në thelb, ajo do të rrezikojë çdo gjë kur bëhet fjalë për veshjen e duhur. Për shkak të kësaj, të mos jetë në gjendje të ecë me një veshje, është pothuajse diçka normale për yllin 42-vjeçar; është si një lojë fëmijësh. Kështu, kur Kim iu desh të lëvizte nëpër rrugët e qytetit të New Yorku-t të martën, ajo dukej e pashqetësuar, pasi gjithçka ishte në emër të një “veshjeje të mirë”.
Ajo është aktualisht në qytet për të promovuar sezonin e dytë të ‘The Kardashians’ në ‘Hulu’. Mes daljeve televizive, Kim u pa në Midtown Manhattan, duke ngrënë drekë me mikun e familjes Fai Khadra. Për këtë dalje, Kim veshi si zakonisht ‘Balenciaga’, duke kombinuar golfin e zi me një fund të ngushtë me bel të lartë maxi të zi nga Rick Owens, duke u mbuluar nga qafa deri te gishtat e këmbëve. Fundi ishte aq i ngushtë, me vetëm një të çarë të vogël në shpinë, sa Kim iu desh të bënte hapa shumë të vegjël në mënyrë që të mos rrëzohej, duke e detyruar Khadra-n të ngadalësonte ritmin ndërsa ecnin së bashku.
Kardashian e kombinoi veshjen e ngushtë me syze të zeza ‘Balenciaga’, vathë argjendi dhe një çantë të çuditshme ‘Balenciaga’. Është e vështirë të përcaktosh qëllimin e kësaj çante, por duket si një çantë për helmetë motoçiklete ose një nga ato transportuesit ku njerëzit vendosin macen e tyre kur lëvizin. Megjithatë, Kim nuk kishte ndonjë mik a mikeshë me katër putra aty.
Pamja tërësisht e zezë erdhi pasi ajo u shfaq me një veshje në dukje më komode më herët gjatë ditës për një paraqitje në ‘Good Morning America’. Ajo kombinoi të njëjtin golf me pantallonat e saj të preferuara, këtë herë me një print leopardi. Për aksesorët, Kardashian zgjodhi të gjithë artikujt e ‘Balenciaga-s’ edhe një herë: syze dielli të zeza, një version me gëzof të çantës Hourglass dhe vathë që ngjajnë me kartat e kreditit, aksesori më i cool që mund të imagjinonim ndonjëherë.
Gjatë vizitës në ‘Good Morning America’, Kim foli për sezonin e ardhshëm të reality-show të familjes së saj. Ajo u shpreh e emocionuar për episodin e parë, i cili transmetohet më 22 shtator. Nuk ka pasur asnjë promo për të ende dhe Kim zbuloi se nuk do të ketë asnjë. “Është, si një episod vërtet, seriozisht i thellë, prekës për të cilin ne me të vërtetë nuk kemi folur,” tha ajo. “Unë mendoj se njerëzit do të befasohen vërtet.” Për sa i përket asaj që pritet të shohim në tërësi këtë sezon, Kim nuk zbuloi shumë, por kushdo që i ka kushtuar vëmendje familjes së famshme gjatë muajve të fundit, ka një ide se çfarë të presë. Me shumë mundësi, djali i Khloé-s me Tristanin, si dhe ndarja e Kim-it nga Pete Davidson…