Njeriu që ndaloi helmimin ndaj nxënësve shqiptarë

April 19, 2023
1 minut lexim

Në vazhdën e represionit, kanë ndodhur edhe helmimet në Kosovë me gazra toksike nga ana e qeverisë Jugosllave, doktrinës serbe, ndodhën në pranverën e vitit 1990 ku u helmuan me mijëra të rinj, kryesisht nxënës.

Në vitin 1990 edhe në Ferizaj po helmoheshin nxënësist shqiptarë nga serbet. I riu i kohës Hajrush Rysha, nuk mundi ta përballonte dot realitetin dhe bashkë me shokët e tjerë parandalohen helmimin në shkollën e mesme në Ferizaj duke i rrahur serbët që po helmonin nxënësit shqiptarë.Mirëpo, pas një kohe u arrestua duke u mbajtur në burg për dy muaj e gjysmë në burgun e Prishtinës.

Për një kohë familjarët nuk e dinin se as ku ishte. Kur e kuptuan, e vizitonin familjarin e tyre në gjendje shumë të rëndë.Motra e rij, ish deputetja nënshkruese e Deklaratës së Pavarësisë, Synavere Rysha rrëfen tmerrin dhe torturat që kanê përjetuar si familjarë gjatë kohës sa Hajrushi ishte në burg, por edhe përndjekjet që kanë pasuar pastaj.Hajrushi,pas lirimit arratiset në Gjermani, mirëpo dhuna e ushtruar në burg ndikoi shumë në shëndetin e ti. 

Në moshën 53 vjeçare, Hajrush Rysha vdes në vitin 2018. Familja e tij jeton në Ferizaj, mes krenarisë dhe dhimbjes për më të dashurin e tyre. Rasti i z.Rysha nuk është  i rrallë, por sigurisht i veçantë për nga mënyra e reagimit të tij në mbrojtje të nxënesve të shkollës së mesme ekonokime në Ferizaj. Prandaj, Hajrush Rysha jeton me veprën e tij në shërbim të kombit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Trençevska për ligjin 60 orë punë në javë: Nuk do të thotë se të gjithë punëtorët e Korridorit 8 do të punojnë jashtë orarit

Story i radhës

Studimi zbulon: Sa më shumë seks për largimin e gurëve nga veshkat

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë