Njeriu që kreu atentatin ndaj Robert Ficos dyshohet se është shkrimtari i famshëm sllovak

1 minut lexim

Njeriu që kreu një sulm me armë zjarri ndaj kryeministrit sllovak, Robert Fico dyshohet se është shkrimtari 71-vjeçar, Juraj Cintula.

Një burim nga policia e ka konfirmuar këtë informacion për portalin sllovak standard.sk.

Cintula është themelues i Klubit Letrar Duha dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Sllovakë.

Image

Juraj Cintula

Kujtojmë se Fico u qëllua pas mbledhjes së qeverisë në Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të Bratislavës.

Atentati ka ndodhur kur i pari i qeverisë sllovak ka shkuar të takojë mbështetësit që ishin mbledhur para Shtëpisë së Kulturës.

Sipas informacioneve, kryeministri është qëlluar me disa të shtëna në gjoks dhe në bark. Ai u dërgua me helikopter në spital dhe sipas mediave sllovake gjendja është shumë e rëndë. Qeveria sllovake ka njoftuar se jeta e Ficos është në rrezik. 

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Kiara prezanton vogëlushen Luna Mari, publikon foton e së bijës dhe bën dedikimin emocionues

Story i radhës

Kurti udhëton për në Mal të Zi, merr pjesë në Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Të fundit nga