Njeriu i Putinit thotë se nëse Rusia e humb luftën në Ukrainë, e pret burgimi i përjetshëm në Hagë apo varja në Kiev

December 18, 2022
1 minut lexim

I akuzuar për krime lufte, rusi Igor Girkin i njohur për rolin e tij në aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe ish-zyrtar i lartë i FSB-së ruse, duket se e dinë se çfarë po e pret.

Ai në një intervistë pranoi se nëse Rusia humb luftën në Ukrainës, atë e pret burgimi i përjetshëm në Hagë ose rikthimi në Kiev, ku do ta presë varja në sheshin e kryeqytetit ukrainas.

Njëri prej njerëzve më të besuar të presidentit rus Vladimir Putin, ka filluar të pranojë realitetin – që Rusia po e humb luftën në Ukrainë dhe se çdo ditë e më shumë raportohet për vrasjen e ushtarëve rusë dhe shkatërrimin e makinerisë luftarake.

Girkin është aktivizuar sa herë që Putin kishte nevojë që të kryhet ndonjë punë e tij e pistë, e raportimet e fundit nga fushëbeteja në Ukrainë, me sa duket e kanë bindur që nuk i kanë bërë mirë llogaritë kur thanë se do ta pushtojnë Kievin për tri ditë.

Kujtojmë që ukrainasit së fundmi kanë arritur të çlirojnë dhjetëra qytete që ishin nën kontrollin e rusëve, duke i detyruar të tërhiqen nga ato rajone.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tensionet në veri të Kosovës, serbërt nisin protestën matanë kufirit

Story i radhës

Çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël mund të jetë më i lirë, tha Kovaçevski

Të fundit nga

ShkoLartë