​Njëri qëndron tjetri largohet, PSG vendosë për dyshen Neymar-Mbappe

April 19, 2022
1 minut lexim

Paris Saint-Germain thuhet se është i gatshëm të ndahet me Neymarin nëse kjo do t’i ndihmojë ata të lidhin Kylian Mbappen me një kontratë të re.

Mbappe ende nuk ka nënshkruar zgjatjen e marrëveshjes së tij ekzistuese që përfundon në fund të sezonit dhe vazhdon të jetë i lidhur fort me një kalim te Real Madridi si lojtar i lirë.

Megjithatë, kohët e fundit ka pasur sugjerime se francezi mund të jetë i hapur për të zgjatur qëndrimin e tij në kryeqytetin francez, pasi ai është ende i pavendosur për të ardhmen e tij.

Sipas “Le Parisien”, PSG-ja ka dalë me tre zgjidhje të mundshme për ta mbajtur Mbappe-n, njëra prej të cilave është të ndahet me Neymarin dhe ta bëjë atë si pikën kryesore të projektit.

Raporti shton se dorëzimi i shiritit të kapitenit tek Mbappe është një tjetër opsion, ndërsa ata gjithashtu mund të zgjedhin të qetësojnë ish-yllin e Monakos me nënshkrimet e nevojshme për të synuar trofeun e Ligës së Kampionëve.

Neymar ka shënuar 11 gola dhe gjashtë asistime në 24 ndeshje për skuadrën e Mauricio Pochettinos këtë sezon, por do të humbasë ndeshjen e së mërkurës në Ligue 1 me Angers për shkak të pezullimit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

472 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Story i radhës

Ja si duhet të veproni nëse jeni gjumash, e duhet të zgjoheni herët

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më

Të hënën reshje intensive shiu në 5 qarqe

Fillimi i javës do të nisi me reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kështu njofton Instituti i Gjeoshkencës në buletinin e tij. Ndërkohë që reshjet intensive do
ShkoLartë