“Njerëzit ranë dhe u rrëzuan mbi njëri-tjetrin”, tha një i mbijetuar për incidentin në Seul ku tanimë thuhet se numri i viktimave ka shkuar në 149

min lexim

Një i mbijetuar i quajtur Kim ka folur për gazetën Hankyoreh me bazë në Seul për rrëmujën ku tanimë besohet se kanë humbur jetën 149 persona.

Kim tha se njerëzit ranë dhe u rrëzuan mbi njëri-tjetrin “si domino” pasi u shtynë nga të tjerët në rrugën e ngushtë.

Kim tha se disa njerëz bërtisnin: “Më ndihmoni!”. Të tjerëve iu mungonte fryma.

I mbijetuar deklaroi se ishte shkelur nga njerëz të tjerë për rreth një orë e gjysmë përpara se të shpëtohej.

Ndërkaq një tjetër i mbijetuar, i quajtur Lee Chang-kyu i tha gazetës se kishte parë pesë ose gjashtë burra që filluan të shtynin të tjerët përpara se një ose dy të fillonin të binin në fillim të rrëmujës.

Në një intervistë me kanalin e lajmeve YTN, Hwang Min-hyeok, një vizitor në Itaewon, tha se ishte tronditëse të shihje rreshta trupash të shtrirë në rrugicën pranë Hotel Hamilton.

Ai tha se punonjësit e urgjencës fillimisht ishin të mbingarkuar, duke i lënë këmbësorët me vështirësi për t’i kryer CPR-in te të lënduarit e shtrirë në rrugë.

Njerëzit qanin pranë trupave, shtoi ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Rezultatet dhe sukseset e sportistëve shqiptarë në karate në Kampionatin Botëror 

Story i radhës

Drita fiton kundër G.E Therandës

Të fundit nga