Njerëzit optimistë jetojnë më gjatë

December 6, 2022
min lexim

Njerëzit që kanë një pikëpamje më optimiste mbi botën, mund të jetojnë më shëndetshëm dhe më gjatë se të tjerët, sepse përjetojnë më pak situata stresuese. Në këtë përfundim ka arritur një studim i ri. Shkencëtarët zbuluan se ndërsa optimistët reagonin dhe e merrnin veten nga situatat stresuese në të njëjtën mënyrë si pesimistët, ata ia dilnin më mirë në aspektin  emocional, për shkak se kishin më pak ngjarje stresuese në jetën e tyre të përditshme.

Mbetet ende e paqartë se si optimistët e minimizojnë dozën e tyre të stresit. Por studiuesit besojnë se ata ose i shmangin debatet, nuk e prishin gjakun nga humbja e çelësave të shtëpisë apo nuk nervozohen kur bllokohen në trafik, apo thjesht nuk arrijnë t’i perceptojnë këto ngjarje si stresuese

Studimet e mëparshme, kishin gjetur prova se optimistët jetojnë më gjatë dhe më shëndetshëm, por studiuesit nuk e kuptojnë plotësisht se pse qasja e “shikimi në çdo rast të gotës gjysmë plot”, mund të kontribuojë në një plakje të shëndetshme.“Duke pasur parasysh studimet e mëhershme, që e lidhnin optimizmin me jetëgjatësinë, plakjen e shëndetshme dhe rreziqet më të ulëta të sëmundjeve serioze, dukej si një hap tjetër logjik të shqyrtohej nëse optimizmi mund të mbronte të moshuarit nga efektet e dëmshme të stresit”- thotë dr.Levina Li, psikologe klinike në Sistemin e Kujdesit Shëndetësor të Bostonit për Çështjet e Veteranëve, njëherazi asistent/profesore e psikiatrisë në Universitetin e Bostonit, SHBA.

Li dhe kolegët e saj analizuan informacionin e dhënë nga 233 burra, të cilët ishin të paktën 21 vjeç kur u regjistruan në Studimin Normativ të Plakjes së Veteranëve në SHBA midis viteve 1961-1970. Sondazhet e kryera në vitet 1980-1990, matën nivelet e optimizmit të këtyreburrave.

Gjatë viteve 2002-2010, ata u dhanë përgjigje deri në 3 pyetjeve në një ditar 8-ditor që përshkruante gjendjen e tyre shpirtërore dhe çdo situatë stresuese që hasnin. Studiuesit mendonin se optimistët mund të rikthehen më shpejt, në një gjendje normale sesa pesimistët pas një ngjarjeje stresuese.Por të dhënat nuk e vërtetuan këtë.“Ne zbuluam se burrat më optimistë, raportuan se kishin më pak ngjarje të përditshme stresuese, gjë që shpjegoi pjesërisht edhe nivelet e tyre më të ulëta të humorit negativ. Kjo gjë na nxiti të hipotetizojmë se ndoshta burrat më optimistë ose e kufizuan ekspozimin e tyre ndaj situatave stresuese, ose kishin më pak gjasa t’i perceptonin apo etiketonin si stresuese situatat e ndryshme”- thotë Li.

Edhe pse studimi i botuar në “Journals of Gerontology” u fokusua tek burrat e moshuar, Litha se priste që gjetjet të vlenin edhe për gratë e moshuara. “Dihet më pak mbi dallimet e moshës në rolin që luan optimizmi tek shëndeti i njeriut”- shtoi ajo.

Nivelet e optimizmit apo të pesimizmit, priren të jenë mjaft të qëndrueshme gjatë gjithë jetës së njerëzve. Por Li beson se ka mënyra për të nxitur një këndvështrim më rozë për ata që duan ta bëjnë këtë. “Një nga mënyrat për t’u bërë njerëz më optimiste, është të zhvillojmë një vetëdije se si reagojmë së brendshmi, apo si e gjykojmë një situatë”- thotë ajo.

“Shpeshherë reagimi ynë automatik, përfshin një vlerësim negativ, apo skenarin më të keq të mundshëm. Është e dobishme të përpiqemi të gjejmë mënyra të ndryshme për t’iu qasur situatës.

Të qenit më optimist, nuk do të thotë të injorosh rreziqet, gjë që është një keqkuptim i zakonshëm për optimizmin. Ai mund të përfshijë njohjen e pikave tona të forta, shembujve të kaluar të suksesit, dhe fushave mbi të cilat kemi kontroll, në mënyrë që të arrijmë në një këndvështrim më pozitiv dhe më të sigurt”– përfundoi ekspertja.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa shpesh duhet t’i ndërroni pizhamet?

Story i radhës

4 shenjat që tregojnë se një grua po vuan nga depresioni pas lindjes

Të fundit nga

Broja në fushë për 45 minuta

Lajme të mira sa i përket rikuperimit të Armando Brojës! Sulmuesi kuqezi luajti si titullar për ekipin e të rinjve të Evertonit kundër Watford U-21 për 45 minuta në sfidën e Kupës
ShkoLartë