“Njerëzit më thonë bravo që nominove Beatrix!” Flet Arbër Sulstarova, ja reagimi i partneres për situatën me Xheisarën

April 7, 2022
min lexim

Tenisti Arbër Sulstarova u bë pjesë e “Big Brother VIP” këtë edicion. Ndonëse rrugëtimi i tij zgjati vetëm pak javë ai u përfshi në disa situata shumë të komentuara.

Ashtu si për ish-banorët e tjerë, edhe për Arbërin dhe marrëdhëniet e tij me VIP-at e tjerë ka goxha interes. I ftuar në RTV Ora në një intervistë për “Ditë e re”, Arbëri foli për eksperiencën e tij për të cilën tha se nëse do e kthente kohën pas do ishte më debatues.

“Publiku duhet të njohë edhe personazhe që mbase nuk janë të ekranit por kanë përfaqësuar Shqipërinë në sport, në art etj. Imazhi im mendoj se doli shumë mirë. Dhe pjesa e tenisit që ishte kryesori. Unë e shihja nga ekrani dhe thoja: “Pse bëjnë kështu këta”. Unë isha më shumë serioz sesa show-man. Isha shumë i ngurtë fillimisht, por pastaj u ambientova. Më është bërë kritikë që duhet të isha bërë më kundërshtues në disa momente siç ishte penalizimi që mu bë. Duhet të isha më debatues në disa gjëra. Jam shumë kritikë jashtë.”-tha ai.

Një nga situatat më të komentuara ka qenë edhe ajo me Xheisara Friskun. Gjatë një momenti në dhomën e rrëfimit kjo e fundit e preku pa vetëdije në këmbë tenistin. Por ai nuk e priti mirë, duke iu kthyer ashpër që mos ta prekë më. Më pas ai tha se është në një lidhje dhe do që të respektojë të dashurën. I pyetur sot se çfarë i ka thënë e dashura për këtë moment, Arbëri tha se nuk e kanë diskutuar fare.

“Nuk jam aq konservator me vajzat. Ishte një gjest që ishte bërë disa herë. Personi në fjalë nuk më pëlqeu dhe ia thashë. Për mua ishte mënyra e duhur. Nuk e kam diskutuar fare me të dashurën. Ishte e parëndësishme. Mendoj se reagova shumë mirë. Familjarët kishin komente pozitive.”- u shpreh tenisti.

Arbërit iu dha mundësia që të hapte kutinë e Pandorës kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” ku iu kërkua që të dërgonte tre veta në nominim në mënyrë që ai të shpallej imun. Zgjedhjet e tij ishin Donaldi, Beatrix dhe Einxhel. Beatrix kishte rreth 2 muaj që nuk dilte në nominim dhe Arbëri ishte i parë që e çoi direkt në televotim. Fill pas atij nominimi, këngëtarja doli. “Njerëzit më përshëndetin. “O sa bukur e bëre nominimin”-thonë.”– deklaroi sot Arbëri për këtë veprim.

Sa i përket kontakteve dhe lidhjeve ai tha se ka të njëjtin mendim që ka patur për të gjithë dhe se është zhgënjyer vetëm nga Monika.

“Mbaj kontakte me Ilirin, Meridianin, Palomën, Valonin. Kalojmë kohë bashkë. Unë nuk kam ndryshuar mendim për asnjë, përveç Dagz. Edhe Monika më zhgënjeu në disa gjëra sepse nuk ishte koherente.”-tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë ngjau me personat e arrestuar për rrahjen brutale në Gjilan?

Story i radhës

Flasin amerikanët e mbetur në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë