Njerëzit kritikojnë blogeren pas videos tallëse për jetimët

min lexim

Blogerja e njohur Dea Mishel Hoxha ka qenë në qendër të kritikave gjatë 24 orëve të fundit dhe shkak u bë një video që ajo postoi në TikTok. 

Kritikat ndaj saj kanë qenë të shumta dhe njerëzit mendojnë se ndonëse është përpjekur të bëjë ‘humor të zi’ nuk ia ka dalë dhe në vend të kësaj lëndoi shumë njerëz. Videoja po i shkakton edhe rënien e ndjekësve. 

‘Panorama Plus’ ka vënë re se nga dita e djeshme (26 gusht) deri sot(27 gusht) ndjekësit e saj në Instagram kanë shkuar nga 992.3 në 98.9 teksa numri vijon të jetë në ulje.

Duket se bojkoti ka qenë rruga që shumë njerëz kanë ndjekur për blogeren.

Nga ana tjetër ata kanë shpërthyer në kritika dhe ofendime në postimin e saj të fundit.

“Bravo, ja arrite qëllimit që të marrësh vëmendje o tru laraskë që dhe trurin e ke me botox. Mos i komentoni më o njerëz se kjo atë do, femra si kjo me këto klikime jetojnë.”

“Dea ça do vizatoje ti nëse do t’kërkonin të vizatoje dhimbjen më të madhe të shpirtit?!”

“Pyes veten çfarë do vizatosh ti , po të vdiste babai në vendin e punës edhe të linte nënën tënde me 3 fëmijë minoren!!!”

“Tallu me fëmijët. Se zoti është lart herët a vonë do të tallet zoti me ty. Femër e ulët “

“Sa çereku e një jetmi të ishe , sa ndryshe do kishe fol …. Nga unë Report”.

Në postimin e saj ajo ka bërë një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, ka vendosur ta postojë videon.

Megjithatë më vonë e ka fshirë postimin për shkak të kritikave dhe qëndrimeve të ndjekësve që nuk kanë qenë aspak dakord me postimin e saj. Videoja është ruajtur dhe po shpërndahet në mediat sociale dhe njerëzit bien dakord se cilido i lejohet ta bëjë batuta dhe ‘humr të zi’ në rrjetet sociale, duke bërë edhe ndjekësit për të qeshur, por brenda një limiti.

Kritikat kanë qenë të shumta dhe nuk ka munguar as gjuha e ashpër dhe ofenduese ndaj Deas. Kjo e fundit ka reaguar në rrjetet sociale ku përmes një statusi shkruan se “Janë njerëzit normalë që ju dalin skandale normale si tradhëti, ndarje etj, jam edhe unë…”

Më pas ajo shprehet se ‘ndonjëherë mendoj me zë të lartë’, duke thënë se kush është normal e ka kuptuar që nuk ka pasur asnjë qëllim dashakeq, duke akuzuar të tjerë për transformim të asaj që kishte dashur të thoshte. Në fund ajo kërkon ndjesë për ata që mund të jenë prekur dhe përgëzon këdo që e mori videon, sepse ishte në profilin e saj vetëm 5 minuta dhe pastaj u hoq.

Blogerja ka shpërndarë edhe statusin e një miku i cili me ironi shkruan: “Njoftim! Nesër në orën 18:00 djegim Dea Mishel në turrën e drruve. Jeni të gjithë të ftuar.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Putini urdhëron ndihmë financiare për të ardhurit nga Ukraina

Story i radhës

“As në kafe nuk guxojnë të takohen se e merr vesh…”, kë po ironizon Artan Hoxha?

Të fundit nga