“Njerëzit e krimit nuk do të jenë më në këtë pjesë”, Agim Bahtiri flet për situatën në veri

min lexim

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri vlerëson se situata në pjesën veriore të Kosovës po shkon drejt normaliteti.

Bahtiri ka thënë se njerëzit e krimit nuk do të jenë më në këtë pjesë.

“Strukturat paralele dhe ato kriminale janë larguar nga kjo pjesë e Kosovës dhe qytetarët po ndihen të lirshëm. Mund të jetë i fshehur ndonjë aty-këtu, por në momentin që zbulohen do të arrestohen, për arsye se njerëzit e krimit më nuk do të jenë në këtë pjesë dhe mendoj që Policia e Kosovës është duke bërë një punë të shkëlqyer në ofrimin e sigurisë ”, ka thënë Bahtiri.

Tutje ai ka shtuar se do të arrijmë që të bëjmë shtetin e Kosovës funksional edhe në pjesën veriore të vendi.

“Ne jemi për shtrirje të dorës për secilin qytetarë të Kosovës duke përfshirë edhe pjesën veriore deri në kufi me Serbinë për arsye se ne dëshirojmë të bëjmë një shtet të përbashkët sepse ne tashmë e kemi themeluar një shtet multietnik dhe si të tillë do të mbajmë”, ka thënë Bahtiri. 

Story i mëparshëm

‘Gruaja ime stjuardesë më la mua me fëmijët, ndërsa me pilotin bëri..”

Story i radhës

Ademi apel krerëve të VLEN-it: Mos toleroni prekjen e gjuhës shqipe – gjënë më të shenjtë të shqiptarëve

Të fundit nga