Njëmbëdhjetë vjet nga vdekja e presidentit Kiro Gligorov

1 minut lexim

1 janar – Sot bëhen 11 vjet nga vdekja e presidentit të parë të Republikës së pavarur të Maqedonisë, Kiro Gligorov.

 

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së presidentit të parë të Republikës, Kiro Gligorov, delegacioni i Kuvendit i kryesuar nga nënkryetari Goran Misovski, i përbërë nga Marija Georgievska, Latife Shikovska dhe Toni Jarevski, do të vendosin lule të freskëta në vendprehjen e përjetshme në varrezat e qytetit Butel në Shkup.

Gligorov vdiq më 1 janar 2012 në Shkup në shtëpinë e tij në moshën 94 vjeçare.

Ai ishte zyrtari më i vjetër politik maqedonas. Më 17 nëntor 1999, kur i mbaroi mandati i dytë presidencial, ai ishte 82 vjeç dhe në vitin 2000, Libri i Rekordeve Gines e regjistroi Gligorovin si presidentin më të vjetër të një vendi në botë.

Burimi: zhurnal.mk

Story i mëparshëm

Viti i Verstappen

Story i radhës

Kokat e bebeve vërtet kanë aromë të mirë, tani e dimë përse është kështu

Të fundit nga