nje zjarr i madh ua mori jeten 13 studenteve ne kine 65ab7b10173c0

Një zjarr i madh ua mori jetën 13 studentëve në Kinë

January 20, 2024
1 minut lexim

Një zjarr në një shkollë në Kinën qendrore la të vdekur 13 studentë dhe një mbeti i plagosur, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Zjarri shpërtheu të premten mbrëma në shkollën Yingcai, në fshatin Yanshanpu, pranë qytetit Nanyang, provincën Henan, njoftoi Stacioni Qendror i Televizionit të Kinës dhe Agjencia e Lajmeve Xinhua.

Zjarrfikësit e shuan me shpejtësi zjarrin dhe sipas raportimeve drejtori i shkollës u arrestua.

Yingcai është një shkollë private me konvikt me një kopsht fëmijësh dhe një shkollë fillore, raportoi The Paper, një gazetë pro-qeveritare. Shkolla u jep nxënësve pushim çdo dy javë, por kjo nuk ishte fundjavë pushimi, raportoi The Paper, duke cituar disa banorë vendas.

Shumë nga studentët e Yingcai janë nga zonat rurale, tha ai, duke shtuar se zjarri shpërtheu rreth orës 22:00 të premten.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

debora zbardh dibren 65ab7ad2f1c44
Story i mëparshëm

Dëbora zbardh Dibrën

e konfirmon edhe shkenca ciftet mund ta kene te perbashket edhe hipertensionin 65ab7e1c33579
Story i radhës

E konfirmon edhe shkenca: Çiftet mund ta kenë të përbashkët edhe hipertensionin

Të fundit nga

27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës

Sot mbushen 27 vjet nga masakra e Lybeniqit të Pejës. Më 25 maj 1998, forcat serbe hynë në Lybeniq të Pejës, duke vrarë e masakruan nëntë banorë të Lybeniqit, e më vonë
ShkoLartë