nje zevendesues per lewandowskin 67e4237864442

Një zëvendësues për Lewandowskin

March 26, 2025
1 minut lexim

Barcelonës i është ofruar shansi për të transferuar yllin e Liverpool, Darwin Nunez, si një zëvendësues konkret të veteranit Robert Lewandowski.

Me polakun që mbush 37 vjeç këtë vit, Barcelona ka interes për të blerë një qendërsulmues dhe tregu nuk ka shumë opsione, të paktën jo në vlera të pranueshme.

Darwin Nunez, ka dalë si një nga opsionet e tyre. 25-vjeçari ka humbur rëndësinë e tij në Anfield pas ardhjes së trajnerit Arne Slot.

Paga e sulmuesit uruguaian, së bashku me çmimin e kartonit të tij, mund të mos jetë një operacion i lehtë për Barçën, për shkak të situatës së tyre ekonomike.

Megjithatë, burime pranë drejtorit sportiv të Barcelona-s, Deco, sugjerojnë se pala katalanase po studion një rrugë për realizimin e operacionit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

google lancoi gemini 2 5 pro me arsyetim kompleks 67e4228800f63
Story i mëparshëm

Google lançoi Gemini 2.5 Pro me “arsyetim” kompleks

rrjedhja e informacioneve sekrete shefat e inteligjences amerikane merren ne pyetje nga ligjvenesit 67e426fd97146
Story i radhës

Rrjedhja e informacioneve sekrete/ Shefat e inteligjencës amerikane merren në pyetje nga ligjvënësit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë