Një vjet nga tragjedia e autobusit të “Besa Trans” në Struma të Bullgarisë

November 23, 2022
1 minut lexim

Sot bëhen 1 vit kur autobusi i “Besa Trans” u dogj i tëri së bashku me 45 udhëtarë të tjerë në Struma të Bullgarisë, teksa ktheheshin nga Turqia.

Hetimi i deritanishëm fajëson shoferin, i cili ka lëvizur me shpejtësi mbi normalen. Megjithatë avokatët bullgarë që përfaqësojnë familjarët thonë se nuk mund të anashkalohen mungesat në komunikacion dhe mungesa e duhur e sinjalizimit në rrugë,

23 nëntori është kujtimi më i hidhur që mban mend vendi. 52 udhëtarë kishin shkuar në Stamboll për ekskurzion, por nuk arritën që të ktheheshin në shtëpi, pasi autobusi tyre u aksidentua dhe mori flakë dhe që aty arriten të shpëtojnë vetëm 7 persona. Aksidenti tragjik ndodhi në autostradën “Struma” afër Sofjes. Dhjetë ditë pas tragjedisë, viktimat u identifikuan përmes analizave të ADN-së për t’iu dorëzuar familjarëve. Në aeroportin e Shkupit u pritën me nderime të larta shtetërore, kurse lamtumira e fundit iu dha nga familjarët. /SHENJA/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vala e motit të keq/ 7 rajone portokalli, jepet alarm i kuq në këto dy vende në Itali

Story i radhës

Nxënësit shqiptarë të Çashkës nuk e shënuan sot Ditën e Alfabetit, kjo është arsyeja

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë