Një vit nga tragjedia në Bullgari, familjarët kërkojnë zgjerimin e hetimeve

November 22, 2022
1 minut lexim

23 Nëntori 2021, është një datë që do të mbahet mend nga publiku në Maqedoni dhe Bullgari. Që në orët e para të mëngjesit mediat filluan të shpërndajnë informacione për një aksident të rëndë trafiku me autobusin e Besa Transit në rrugët bullgare. 44 pasagjerë vdiqën në aksident dhe shtatë mbijetuan. Por, derisa imazhet e ditës fatale zbehen për publikun e gjerë, kujtimet janë ende të freskëta për të mbijetuarit. Në mesin e tyre janë edhe Lulzim dhe Medina Sulejmani nga Presheva, të cilët folën për emisionin “360 gradë”.
Për organet e drejtësisë bullgare arsyet e ngjarjes janë të qarta. Por, që rasti të mbyllet zyrtarisht, siç thotë Prokuroria e Sofjes, familjarët e të vdekurve duhet të kontrollojnë dëshmitë.

“Nga ekspertiza rezultoi se shoferi e drejtonte autobusin me shpejtësi të madhe dhe të papërshtatshme, dhe shkak i incidentit në komunikacion me pasoja të rënda ka qenë gabimi njerëzor”, deklaroi Sijka Mileva – zëdhënëse e prokurorisë së Sofjes.

Por, avokati Dimitrov, i cili përfaqëson familjet, konteston hetimin, duke cituar raporte nga autoritetet përkatëse. Ai thotë se persona të caktuar duhet të përfundojnë në burg.

“Shoferi nuk e dinte se ku gjendej në rrugë. Nuk kishte shenja, ishte shtruar asfalt i keq… nëse gardhet mbrojtëse do t’i përgjigjeshin kërkesave të Bashkimit Evropian, dhe do të duhej, dera e autobusit nuk do të ishte bllokuar dhe persona të caktuar duhet të akuzohen dhe të shkojnënë burg”, u shpreh Nikolaj Dimitrov – avokat.

Pronari i Besa Transit, po ndiqet penalisht për falsifikim të dokumenteve, gjegjësisht se ka kryer transport ndërkombëtar pa pasur licencë të lëshuar, nga Ministria e Transportit, por ka treguar dokumente false në kufi.

Burimi:________

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​KE propozoi një kufi të sipërm për çmimin e gazit: S’bëhet fjalë për ndërhyrje në treg

Story i radhës

Lladrovci: Vazhdojmë me qeverisjen e shkëlqyer!

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot parashihet të jetë jetë mot i vranët e me intervale me diell. “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -3 gradë celsius. Ndërsa, maksimalet
ShkoLartë