Një vit më parë iu ekzekutua xhaxhai me 100 plumba, kush është shënjestra e atentatit të sotëm në Shkodër

1 minut lexim

Shënjestra e atentatit është Dede Plani, djali i xhaxhait të Bardhok Planit që u ekzekutua një vit më parë në të njëjtën lagje me 100 plumba.

I plagosuri është rreth 50 vjeç dhe raportohet të ketë marrë dy plumba në këmbë dhe një në kra. Aktualisht ndodhet në spitalin Rajonal të Shkodrës jashtë rrezikut për jetën.

Bardhok Planaj u ekzekutua me 100 plumba mbrëmjen e 4 Prillit të 2021, ku rreth 30 u gjetën në trupin e tij pas ekspertizës mjekoligjore. Viktima ishte në lëvizje me makinë teksa u ekzekutua, pikërisht në të njëjtën lagje që u qëllua sot nipi i tij.

Bardhok Planaj njihej në Shkodër, pasi ishte dënuar me burgim në mungesë në 2014-ën nga Gjykata e Rrethit Shkodër për tre vepra penale: “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina do të “përmbytet” me armë nga SHBA-të: Çfarë është “Akti i Huadhënies”, kur përdoret dhe lidhja me ish-Bashkimin Sovjetik

Story i radhës

​Aktorja Jossara Jinaro humb betejën me kancerin në moshën 48 vjeçare

Të fundit nga