“Një Vatikan brenda Tiranës”, Edi Rama: Do të shpallim shtetin sovran të Urdhrit Bektashi

September 21, 2024
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama ka treguar në New York Times planet që në Shqipëri të krijohet shteti më i vogël në botë referuar shpalljes së entitetit që do të quhet Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi.

Behet fjalë për një mikroshtet të stilit të Vatikanit për myslimanët Bektashi, kryegjyshata botërore e të cilëve ndodhet në Shqipëri.

Në një intervistë, kryeministri Rama tha se ”qëllimi i shtetit të ri ishte promovimi i një versioni tolerant të islamit për të cilin Shqipëria krenohet”.

Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë”, thekson Rama.

Një mikroshtet i moderuar islamik, do të dërgonte një mesazh: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”, thekson Rama.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Daja: Teuta një kundërshtar direkt

Story i radhës

Burzako: E rrezikshme vonesa e BE-së në afrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Të fundit nga

ShkoLartë