Një ushtar i Azerbajxhanit humb jetën nga zjarri i ushtarëve armenë në kufi

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftoi se një ushtar kanë rënë dëshmor si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat armene në kufi, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se si pasojë e provokimit të forcave armene ka rënë dëshmorë ushtari Muhammet Garayev nga ushtria e Azerbajxhanit.

Më tej thuhet se kushtet e operacioneve janë nën kontrollin e ushtrisë azerbajxhanase. Ndërsa në një deklaratë tjetër të ministrisë njoftohet se është neutralizuar një dron kamikaz i forcave armene.

Në kufirin Armeni-Azerbajxhan prej 3 ditësh përjetohen konflikte dhe tensione.

Më 10 maj pozicionet e Azerbajxhanit u vendosën nën zjarr intensiv nga pozicionet armene në drejtim të rajonit Zod. Si pasojë e zjarrit ra dëshmorë një ushtar dhe u plagos një tjetër nga ushtria e Azerbajxhanit.





Story i mëparshëm

United mund ta kishte transferuar Haalandin vetë për katër milionë funte

Story i radhës

Grabiti kasafortën e të atit me 27.200 euro dhe 11.000 paund brenda, arrestohet i riu!

Të fundit nga