Një ‘tullumbace spiune’ u detektua mbi Poloni

Ministria polake e mbrojtjes ka detektuar një objekt në hapësirën e saj ajrore – që kishte hyrë nga drejtimi i Bjellorusisë, që supozohet të jetë një tullumbace spiune.

Forcat e saj të mbrojtjes territoriale janë mobilizuar për të kërkuar objektin pasi kontakti me radar u humb mbi një qytet qendror polak, Rypin.

Ky nuk është inkursioni i parë në hapësirën ajrore të Polonisë, pasi zyrtarët janë përballur me pyetje kur një objekt zbarkoi në dhjetor, por u gjet në prill.

Në muajin nëntor, dy burra u vranë kur një raketë ra në Poloninë lindore, si rezultat i përpjekjeve të forcave ajrore ukrainase për të zmbrapsur një sulm në shkallë të gjerë nga Rusia.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Bllokohet garazhi i Pallatit të Drejtësisë, gjyqtarë e të dyshuar hyjnë nga e njëjta derë

Story i radhës

Nga milionat e Champions deri te rinovimet

Të fundit nga