Një tjetër Higuainin

November 18, 2022
min lexim

Napoli fluturon në kampionat dhe në Champions League, me skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti protagoniste absolute e kësaj pjese të parë të sezonit.

Axurrët siguruan kualifikimin në 1/8-at e Champions-it përpara Liverpool-it, ndërsa në Serie A kanë një distancë të konsiderueshme prej tetë pikësh me Milan-in e vendit të dytë.

Shumë yje në ekipin e Spalletti-t, me Kvaratskhelia dhe Osimhen që janë ata që po shkëlqejnëmë shumë. Megjithatë, ka edhe të tjerë që po tërheqin vëmendjen e klubeve të mëdha.

Si Min-jae Kim, një shtyllë e mbrojtjes së Napoli-t dhe i zgjedhur së fundmi lojtari më i mirë i muajit në Serinë A. Mbrojtësi koreano-jugor po dallohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë në kampionatin italian.

I marrë në verë për 18 milionë euro nga Fenerbahçe, Kim kishte mbërritur paksa mes skepticizmit të përgjithshëm duke marrë parasysh edhe sepse ishte zëvendësuesi i një gjiganti si Koulibaly, me këtë të fundit që u transferua te Chelsea.

Megjithatë, lojtari i datëlindjes 1996 u përgjigj menjëherë me fakte dhe shpërbleu investimin e bërë nga drejtori sportiv Giuntoli dhe të gjithë drejtuesit e Napoli-t.

Padyshim që performancat e Kim nuk po kalojnë pa u vënë re dhe së shpejti mund të vijnë më shumë se oferta joshëse për ta rrëmbyer atë nga formacioni i Spalletti-t.

Premier League në veçanti po e shikon me interes ish-lojtarin e Fenerbahçes: Brighton, Fulham, Manchester United dhe Tottenham-i i dyshes Paratici-Conte duket se e ka vënë në shënjestër. Për më tepër, Juventus-i i shtohet klubeve angleze, tashmë vigjilentë ndaj Kim në muajt e fundit.

Drejtuesit e bardhezinjve janë të befasuar nga performanca e qendërmbrojtësit 26-vjeçar dhe duket se e kanë vendosur atë në listën e blerjeve për të forcuar mbrojtjen, duke pasur parasysh edhe rendimentin në rënie të kapitenit Bonucci.

Megjithatë, një lamtumirë nga Kim në janar duhet të përjashtohet, me De Laurentiis i cili absolutisht nuk do ta privojë veten nga mburoja e tij mbrojtëse gjatë sezonit aktual.

Nga ana tjetër, bisedat në fund të kampionatit mund të jenë të ndryshme, edhe nëse për të rrëmbyer koreano-jugorin nga Napoli do të duhet një ofertë marramendëse prej jo më pak se 50 milionë eurot të klauzolës së lirimit të vlefshme vetëm për jashtë.

Juve ëndërron një tjetër goditje “alla Higuain” ndaj Napolit, me sulmuesin argjentinas të rrëmbyer nga De Laurentiis falë klauzolës 94 milionë euro në verën e 2016.-ës Megjithatë, presidenti napolitan vështirë se do të dëgjojë ndonjë ofertë nga rivalët e Juventus-it.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

5 mashtrime që do ju bëjnë të jetoni më gjatë

Story i radhës

“Bujqësia” anuloi kontratën kolektive të punonjësve

Të fundit nga

Sa ishte i sigurtë ushqimi gjatë vitit 2024?

Rrugët e tregut në kryeqytet, vikendeve herë mbusheshin, e herë dukeshin të zbrazëta. Konsumatorët që kalonin andej, kontrollonin gati në secilën tezgë, për çmimet më të lira në treg. Ndonjëherë, shitësit bënin

Atletico Madridi me mund të madh kualifikohet

Skuadra e Atletico Madridi me mund të madh është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Mbretit. Atletico ka shënuar fitore në udhëtim, me rezultat 1:0 ndaj skuadrës së Marbellës.

Pacolli i përgjigjet Haxhiut për Hotelin Grand

Behgjet Pacolli i ka reaguar ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, rreth rastit ‘‘Grandi’’, duke thënë se askush nuk e ka kërkuar objektin e hotelit. Tutje, ai ka thënë se kompania e tij, që
ShkoLartë