1
Shkup, 25 mars – Drejtor i Spitalit Psikiatrik Bardovce Isa Avdullai, ka shpërndarë një postim në Facebook ku ka njoftuar për transformimin e jashtëzakonshëm të kuzhinës së spitalit. Ai ka theksuar se ky renovim ka qenë një proces i mundimshëm, por i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve të ushqimit dhe përkujdesit për pacientët dhe stafin.
Kuzhina, që dikur ishte e vjetër dhe e konsumuar, tani është shndërruar në një hapësirë moderne, të pastër dhe funksionale, gati për të ofruar ushqim të shëndetshëm dhe cilësor për ata që janë në nevojë.
Në postimin e tij, Avdullai ka nënvizuar se ky është vetëm një hap i parë në serinë e përmirësimeve që po realizohen për të siguruar kushte më të mira për pacientët dhe stafin, duke treguar angazhimin e tij dhe të ekipit për një spital më të mirë.
Statusi në Facebook i Isa Avdullait:
“Një transformim i jashtëzakonshëm! ️
Me shumë punë, përkushtim dhe kujdes, kuzhina e spitalit tonë ka kaluar një ndryshim rrënjësor. Nga një hapësirë e vjetër dhe e konsumuar, tani kemi një ambient të pastër, modern dhe funksional – gati për të ofruar ushqim të shëndetshëm dhe cilësor për pacientët dhe stafin tonë.
Ky është vetëm një hap drejt përmirësimeve të vazhdueshme që synojmë për spitalin tonë! Shikoni vetë ndryshimin në këtë video. ️
BURIMI: zhurnal.mk