Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në derbi përballë Tiranës në stadiumin “Air Albania”. Me këtë barazim, ekipi i “demave”, gjithashtu arriti dhe një statistikë negative.
Barazimi pa gola është dhe përballja e katërt e Partizanit që nuk arrin një fitore në derbin me Tiranën.
Fitorja e fundit e të kuqve ishte ajo në sezonin e kaluar, që arritën me shifrat 1-2, në 13 mars 2021.
Nga ana tjetër, Tirana dëshironte një statistikë personale në derbi, për të arritur 3 fitore radhazi, por dhe barazimi vazhdon ta mbajë atë në krye.
Për Partizanin, e vetmja shpresë për të arritur një fitore me rivalët e përjetshëm është në fazën e fundit të kampionatit.