nje super bashkepunim po vjen nga dj pm dj dagz dhe david dreshaj 6810a78171eeb

Një super bashkëpunim po vjen nga DJ PM, DJ Dagz dhe David Dreshaj!

April 29, 2025
1 minut lexim

Një treshe për merak është bashkuar për të sjellë një super këngë që të gjithë tashmë e njohim: “Ky marak”. Bëhet fjalë për këngëtarin David Dreshaj dhe dy DJ të njohur shqiptarë, DJ PM dhe DJ Dagz. Kënga do të publikohet më 30 prill, e shoqëruar me videoklip, dhe do të jetë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore.

Producenti, arranzhuesi dhe krijuesi i beat-it është Engli Versal (YoooEngli). Melodia është realizuar nga J. Gashi, Engli Versal dhe David Dreshaj, ndërsa mix & master është bërë gjithashtu nga Engli Versal.

Videoklipi është realizuar nga Mars Studio (Endrit Rrahimi), me xhirime ajrore nga Armend Hajrullahu. Për stilin dhe veshjen janë kujdesur Nada Javanovic dhe vetë David Dreshaj.

Image

David Dreshaj

Klipi premton të jetë vizualisht i fuqishëm, me një koreografi mbresëlënëse nga balerina profesioniste, nën drejtimin e koreografëve Slobodan Vukčević dhe Marija Brajković, si dhe me pjesëmarrjen aktive të Davidit në skenat e vallëzimit.

Duke pasur parasysh sukseset e mëparshme të Davidit që janë kthyer në hite, edhe ky projekt po pritet me entuziazëm për të qenë një hit veror i padiskutueshëm.

Deri në publikimin e klipit, ju sjellim disa foto ekskluzive nga prapaskenat e xhirimeve!

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

negociatat e paqes kremlini ukraina nuk u eshte pergjigjur ofertave te putin per nisjen e bisedimeve 6810a59fcdad1
Story i mëparshëm

Negociatat e paqes, Kremlini: Ukraina nuk u është përgjigjur ofertave të Putin për nisjen e bisedimeve

arrestohet nga policia 57 vjecari nga kamjani 6810ab79b0720
Story i radhës

Arrestohet nga policia 57 vjeçari nga Kamjani

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë
ShkoLartë