Tirana pas afrimit të tre lojtarëve të fundit, pritet të marrë edhe një futbollist tjetër. Bëhet fjalë për një sulmues.
Lojtari do të vijë të mërkurën, ose të enjten në Shqipëri dhe do të bashkohet me grupin. Skuadra në këtë moment që flasim ka 27 lojtarë, duke përfshirë katër portierë.
Ekipi do të vazhdojë përgatitjet për Europë në kryeqytet.
Skuadra vjen pas një faze përgatitore 10-ditore në Ohër.
Skuadra zhvilloi edhe tri miqësore, duke barazuar me Ballkanin dhe humbur me Shkëndijën dhe Strugën. Ekipi do të jetë gati deri të dielën në Shqipëri dhe më pas do të marrë rrugën për në Gjeorgji ku do të luajë me Torpedo Kutaisin.
Tirana ka planifikuar që të udhëtojë drejt Gjeorgjisë me avion linje nga Prishtina. Duke parë mungesën e “charter”-ave për shkak të verës. Skuadra do të bëjë një ndalesë në Turqi dhe më pas do të udhëtojë drejt Kutaisit.
Burimi: botasot.info