nje sulmues dhe 50 milione euro 626fcc229c9b1

Një sulmues dhe 50 milionë euro

May 2, 2022
1 minut lexim

Manchester United vijon të jetë në kërkim të një qendërsulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe së fundi në skenë ka dalë edhe emri i argjentinasit të Interit, Lautaro Martinez.

Sipas mediave angleze, pasi kanë marrë miratimin e trajnerit të ardhshëm, Eric Ten Haag, drejtuesit e “djajve të kuq” kanë trokitur në dyert e Interit për të paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus kartonin e Anthony Martial.

Megjithatë zikaltrit kanë refuzuar menjëherë, pasi Lautaro bën pjesë në listën e lojtarëve që mund të largohen, por vetëm me para kesh dhe Interi synon të arkëtojë të paktën 70 milionë euro nga shitja e tij.

Për më tepër, Martial ka një pagë mjaft të lartë dhe te Interi nuk janë gati t’i ofrojnë atë shumë, ndaj do të provojnë të përqendrohen në objektiva të tjerë, kryesisht italianë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ukraina ka nje mesazh per ballkanin 626fcaa8453fb
Story i mëparshëm

Ukraina ka një mesazh për Ballkanin!

e ka lindur dikush tjeter neuropsikiatrja flet per ngjarjen ne korce nena ka humbur lidhjen me realitetin 626fcc2640ec3
Story i radhës

“E ka lindur dikush tjetër”, neuropsikiatrja flet për ngjarjen në Korçë: Nëna ka humbur lidhjen me realitetin

Të fundit nga

ShkoLartë